Sherr te shëtitorja e Sarandës, goditet me qytën e pistoletës një 31-vjeçar, përfundon në spital

Nga A2 CNN
5 Maj 2024, 12:57 | Kronikë

Sherr te shëtitorja e Sarandës, goditet me qytën e

Një sherr ka ndodhur gjatë natës në Sarandë, ku një person është goditur me qyte pistolete.

Ngjarja në shëtitoren e qytetit afër mesnate. Kristo Ballkoni, 31 vjeç, banues në Sarandë dyshohet se është goditur me qytë pistolete në pjesën e fytyrës.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë për shkak të plagëve në fytyrë.

Policia prej mesnatës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos