
Policia e Vau të Dejës ka finalizuar mbrëmë operacionin e koduar “SHADOË”, duke goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në një lokal në fshatin Kapedan. Si rezultat i aksionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në Kapedan.
Sipas Policisë, operacioni u organizua mbi bazën e informacioneve operative dhe në kuadër të planit për rritjen e sigurisë në territor. Shërbimet e Komisariatit të Vau të Dejës, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, ushtruan kontroll në lokalin e 32-vjeçarit dhe në një ambient ngjitur me të.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza dhe e gatshme për shitje. Policia thotë se i riu e përdorte lokalin e tij për shpërndarjen e drogës në zonë. (A2 Televizion)