Plagosje me thikë në Vlorë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 11:31 | Kronikë

Plagosje me thikë në Vlorë

Një konflikt verbal ka degjeneruar në përleshje fizike mëngjesin e sotëm në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ku dy shtetas, B. L., 53 vjeç, dhe K. A., 36 vjeç, janë përfshirë në një sherr të dhunshëm.

Gjatë përplasjes, dyshohet se B. L. është qëlluar me mjet prerës, duke pësuar dëmtime të lehta. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, K. A. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos