As mosha dhe as lidhja e gjakut nuk parandaluan dot një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Agonas të Kavajës mbrëmjen e së mërkurës, ku mbeti i vrarë me thikë 74-vjeçari Eqerem Rreshka.
I ndaluari nga Policia Muhamet Rreshka, paraprakisht ka deklaruar se shkak i këtij konflikti kanë qenë mosmarrëveshjet me të vëllanë sa i takon kufijve të tokave dhe akuzave të ndërsjellta që kanë patur se merrnin bazën ushqimore të bagëtive nga tokat e njëri-tjetrit.
Si për ironi të fatit edhe familjet të dy vëllezërve të konfliktuar ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën dhe policia ka marrë masa që të shmangin konfrontime të mundshme mes familjarëve. (A2 Televizion)