Shkaktuan aksident me 6 të plagosur, arrestohet 54-vjeçari nga Vlora, procedohet edhe një i ri

Nga A2 CNN
1 Prill 2025, 11:08 | Kronikë

Shkaktuan aksident me 6 të plagosur, arrestohet 54-vjeçari nga

Një 54-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e Policisë dhe një 20-vjeçar nga Skrapari është proceduar penalisht, pasi me automjetet që ata drejtonin, shkaktuan një aksident duke u përplasur me 5 makina të tjera.

Aksidenti ndodhi në bypass-in “Fier-Vlorë” dhe si pasojë e tij u lënduan 6 persona, 2 prej të cilëve vijojnë të qëndrojnë në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e djeshëm, në bypass-in “Fier-Vlorë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera. Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos