Shkrumbohen nga zjarri 3 automjete të një biznesi në Vlorë, dyshimet e para të policisë

Nga Jerola Ziaj
15 Nëntor 2023, 10:50 | Kronikë
Shkrumbohen nga zjarri 3 automjete të një biznesi në Vlorë,
Njëri nga furgonët e shkrumbuar

Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në biznes në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mbrëmjes në rrugën Transballkanike në një biznes që merret me ujë të pijshëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24;30 të mbrëmjes dhe paraprakisht dyshohet se ka qenë aksidentale. Flakët kanë ardhur si rrjedhojë e një defekti në motor i cili ka shkaktuar zjarrin.

Si rrjedhojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht një furgon i cili ka patur defektin në motor dhe shkëndijën elektrike.  Më pas furgoni ka ecur për disa metra duke ju afruar dy mjeteve të tjera. Janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera tip furgon.


Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe pronari i firmës së ujit, i cili  tregon se ngjarja është aksidentale. Sipas tij në momentet e para kanë menduar se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, teksa kanë parë kamerat e sigurisë dhe e kanë vërtetuar që nuk është e qëllimshme. Ai shtoi se, dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa policia ka nisur hetimet përkatëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos