
Automjeti duke u djegur në aksin Tiranë-Elbasan
Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në hyrje të Tunelit të Krrabës.
Automjeti tip “Seat” është djegur thuajse tërësisht në pjesën e përparme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Po ashtu nuk ka raportim për dëme në njerëz apo dëme të tjera materiale veç automjetit. (A2 Televizion)