Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Tiranës çon në gjykim 20 nëpunës

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 10:30 | Kronikë

Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Tiranës çon në

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykim dosjen në ngarkim të 20 nëpunësve publik.

Sipas Prokurorisë, 20 nëpunësit shpërdoruan detyrën në të paktën shtatë prokurime në Ministrinë e Bujqësisë.

20 te pandehurit që u dërguan në gjyq janë Mimoza Kita, Erola Halili, Gavrosh Xhindoli, Imir Alla, Adra Gjingecaj, Lulzim Konçi, Elida Palluqi, Luan Hajno, Merita Petushi, Edi Fero, Aldin Lika, Ermira Riznavolli, Ismet Bici, Arjan Zeqiri, Alfred Gjonaj, Sotiraq Papa, Alketa Ikonomi, Alma Dhrako, Kristaq Nica, Admir Ago.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525,000,000 lekë pa TVSH.

Pas njohjes me tërësinë e akteve të sipërcituara, vlerësohet se ekziston bindja e bazuar në prova, se nga ana e anëtarëve të njësisë së prokurimit, është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, referuar llojit të procedurës së zgjedhur për prokurimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos