Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të diel në qytetin bregdetar të Vlorës, në një vizitë të paparalajmëruar.
Sipas informacioneve paraprake, kreu i qeverisë pritet të ndalet në vilat qeveritare, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një inspektimi në disa zona të qytetit, shkruan A2 CNN.
Megjithëatë, aktualisht nuk dihet arsyeja e saktë e vizitës së tij në Vlorë, por krahas pushimit dhe kalimit të fundjavës, nuk përjashtohet që ajo të ketë lidhje me zhvillimet politike dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Vlorës.
Kujtojmë se pak javë më parë Rama u kërkoi dorëheqjet gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës, me argumentin se nuk kanë bërë sa duhet për mbarëvajtjen e punëve në qytetin bregdetar. (A2 Televizion)