Shpërndanin kokainë në shkolla dhe lokale nate, shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Maj 2024, 09:26 | Kronikë

Një grup kriminal, i cili shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla, është shkatërruar duke çuar në pranga 25 persona, teksa 10 të tjerë janë në kërkim.

Të dhënat i bëri me dije Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Në kuadër të operacionit “Tempull 3”, Vocaj sqaroi se është sekuestruar kokainë e ndarë në doza të vogla, heroinë, makina si edhe celularë.

"Pas një hetimi katërmujor, me metoda speciale të Hetimit nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e tretë e operacionit “Tempulli”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas të cilët janë të arrestuar më parë gjatë operacioneve, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë.

Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas ndaj të cilevë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht:

R. R., 27 vjeç, banues në Tiranë,
E.B., 30 vjeç, banues në Tiranë,
A.Z., 31 vjeç, banues në Tiranë,
A. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë,
K. N., 27 vjeç, banues në Tiranë,
A. J., 26 vjeç, banues në Tiranë,
F. Ç., 46 vjeç, banues në Tiranë,
I.Z., 29 vjeç, banues në Tiranë,
F. M., 20 vjeç, banues në Tiranë,
E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë,
A.B., 19 vjeç, banues në Tiranë,
E. M., 28 vjeç, banues në Thumanë, Krujë,
H.F., 20 vjeç, banues në Tiranë,
A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë,
M. K., 19 vjeç, banues në Tiranë,
A.D., 19 vjeç, banues në Tiranë,
K. L., 20 vjeç, banues në Tiranë,
A. M., 29 vjeç, banues në Tiranë,
G. A., 24 vjeç, banues në Tiranë,
F. L., banues në Fier, Roskovec

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas të arrestuar më parë gjatë këtij procedimi, konkretisht shtetasit:

E. G., 37 vjeç, E. S., 28 vjeç, I. B., 20 vjeç, Sh. O., 26 vjeç, të katërt banues në Tiranë, dhe F. Ç., 34 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë
50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë
100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis
27 telefona celular të markave të ndryshme
5 automjete të markave të ndryshme", njoftoi Vocaj.

Pikërisht për këtë - operacioni i cili ka qenë i shtrirë në kohë - ministri Taulant Balla ka njoftuar se krimet që bëhen në perimetrin e sigurisë në shkolla do të kenë dënime më të rënda. Sa i përket drogave, shitja brenda perimetrit të sigurisë do të dënohet nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vite, ndërsa përshtatja e lokaleve për lëndët narkotike do të ketë ndëshkim deri në 10 vite burgim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos