
Foto ilustruese
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë sallami në Fushë-Krujë.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet e ditur se lënda plasëse ishte vendosur në murin e fabrikës në fjalë.
Ndërkohë është raportuar se nuk ka njerëz të lënduar nga shpërthimi, por vetëm dëme materiale, shkruan A2 CNN.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorin, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(A2 Televizion)