Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, përmbyset kamioni

Nga Rigels Malile
8 Tetor 2026, 19:13 | Kronikë

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, përmbyset kamioni

Një kamion që transportonte misër është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ndërsa udhëtonte në drejtim të Sarandës. 

Aksidenti ka ndodhur para hyrjes në tunel. Rrethanat në të cilat mjeti i rëndë është përmbysur mbeten ende të paqarta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po menaxhon situatën në segmentin ku ka ndodhur aksidenti. Efektivët po punojnë për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos