Shpërthim në Fier, dy të lënduar, mes tyre një zjarrfikës

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 12:55 | Kronikë

Shpërthim në Fier, dy të lënduar, mes tyre një

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi në një apartament në lagjen “Konferenca e Pezës” në qytetin e Fierit.

Sipas të dhënave shpërthimi ka ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi nga një bombol.

Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar dy persona – një zjarrfikës i përfshirë në operacionin e shpëtimit dhe një banor i ndërtesës, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe ekspertët zjarrfikës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos