Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një dyqan në aksin rrugor Fushë Krujë-Derven.
Sipas të dhënave të policisë, lënda shpërthyese, e një sasie të konsiderueshme ishte vendosur në hyrje të dyqanit në pronësi të shtetasit D.L.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, teksa policia ka mbledhur kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)