
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin e dyshuar me lëndë plasëse të ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në Patos, ku është dëmtuar porta rrethuese e banesës së një 33-vjeçari.
Sipas burimeve policore, ka qenë vetë 33-vjeçari që ka njoftuar sallën operative për dëmtimin. Ai ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi akuzohet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, pas goditjes së një punonjësi të policisë së burgjeve.

Ndërkohë, një tjetër pistë që po shqyrtohet nga hetuesit është ajo e hakmarrjes. Sipas burimeve, 33-vjeçari dyshohet se ka qenë autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2010, kur ishte vetëm 17 vjeç.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)