
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Patos. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05, ndërsa objektiv ka qenë porta rrethuese e banesës së 33-vjeçarit Mateos Pashaj, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi.
Ka qenë vetë 33-vjeçari ai që ka njoftuar sallën operative të policisë për dëmtimin e portës. Sipas policisë, Pashaj është person me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
(A2 Televizion)