Tritol për borxhet e djalit në bixhoz? Shpërthimi i dytë në dyqanin e luleve në Tufinë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2026, 09:56 | Kronikë

Tritol për borxhet e djalit në bixhoz? Shpërthimi i dytë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin me tritol të ndodhur një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë.

A2 CNN mëson se biznesi është në pronësi të Asllan Koçit. Ky është rasti i dytë i një shpërthimi të regjistruar në të njëjtin biznes brenda 2 javësh.

Dyshohet se sipas dëshmisë së pronarit në polici, i kanë vënë tritol për shkak të një borxhi që ka djali i tij.

Sipas dëshmisë në polici që në ngjarjen e parë pronari i biznesit deklaron se i kërkojnë 240 milionë  lekë të vjetra për shkak të borxheve të djalit që mund t'i ketë në bixhoz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos