Shtyhet për më 13 korrik seanca ndaj mamasë së Monika Kryemadhit dhe të pandehurve të tjerë

Nga Armand Bajrami
6 Korrik 2026, 12:53 | Kronikë

Shtyhet për më 13 korrik seanca ndaj mamasë së Monika

Gjykata e Posaçme shtyn për më 13 korrik seancën ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e Kryemadhit, e avokatit të saj, si dhe e të pandehurit Xhixho. Tre të pandehurit gjykohen të veçuar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Këta persona, së bashku me ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi, akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra të rënda si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Hetimet e prokurorisë përqendrohen kryesisht te lobimet e dyshimta jashtë vendit, kontratat e padeklaruara të shërbimeve mjekësore, si dhe te transaksionet financiare të pajustifikuara përmes llogarive bankare të familjarëve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos