Shtynte të miturin të kryente vjedhje, arrestohet hajduti 21-vjeçar

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 11:08 | Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar për vjedhje dhe gjithashtu sepse shtynte një të mitur që të kryente gjithashtu vjedhje, shkruan A2 CNN. Nga hetimet rezultoi se më datë 20.11.2025, shtetasi S.K. ka vjedhur, me thyerje, produkte të ndryshme në një market.

Gjatë veprimeve hetimore u provua se ky shtetas ka bashkëpunuar dhe ka nxitur një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, konkretisht:

-vjedhjen e një shumë parash dhe produkteve të ndryshme në një market;

-vjedhjen e një shumë parash në një lokal, të dyja vjedhjet të ndodhura më datë 06.12.2025.

Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. Punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme.

Të gjitha sendet e kundërligjshme, bashkë me një shumë parash që dyshohet të jenë të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos