Gjykata e Apelit ka lënë në burg 20-vjeçarin nga Devolli, Ermes Hoxhalli, i cili akuzohet se ka mashtruar institucionet arsimore me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.
Trupa gjykuese e Apelit ka lënë në fuqi masën e Gjykatës së Shkallës së Parë, pasi Hoxhalli akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Hoxhalli u arrestua në 23 korrik pas hetimeve të përbashkëta ndërmjet Policisë së Shtetit, Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Prokurorisë së Tiranës.
20-vjeçari me anë të projekteve fantazmë, iu premtonte premtonte nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë.
Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese. (A2 Televizion)