Ish-kryeministri Sali Berisha pas shumë kohësh nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” do të lërë të mërkurën banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” për t’u paraqitur në SPAK.
Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme në orën 14:00 dhe pritet që t'ju komunikohet zyrtarisht akuza për çështjen “Partizani”.
Kreu i Partisë Demokratike prej 8 muajsh ndodhet në arrest shtëpie. Masa e sigurisë ndaj tij u caktua më 30 dhjetor të vitit të shkuar nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK, raporton A2.
Berisha po hetohet nga SPAK pasi ka dyshime se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi gjatë kohës kur drejtonte qeverinë, shkruan A2. Malltezi është një ndër pronarët e truallit ku shtrihej ish-kompleksi sportiv “Partizani”, hapësirë ku aktualisht janë ndërtuar disa komplekse banimi. (A2 Televizion)