SPAK kontrolle në Kukës, shpallen në kërkim dy persona për krime zgjedhore

Nga A2 CNN
10 Maj 2025, 21:08 | Kronikë

SPAK kontrolle në Kukës, shpallen në kërkim dy persona

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore, raporton A2 CNN.

“Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal. Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre”, tha policia.

Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos