Kapet shpërndarësi i kokainës në Maliq

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 11:12 | Kronikë

Kapet shpërndarësi i kokainës në Maliq

Policia e Maliqit ka arrestuar një person që merrej me shitjen e kokainës dhe kanabisit në doza të vogla. Gjatë një kontrolli të kryer në fshatin Libonik, u ndalua makina e 39-vjeçarit J.B., teksa lëvizte në zonë. Në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan doza me kokainë të përgatitura për shitje.

Në vijim të kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe një sasi tjetër kokainë, kanabis, një peshore elektronike, e cila dyshohet se përdorej për matjen e sasisë së drogës, si dhe municion luftarak.

I arrestuari po përballet me akuza për trafik të narkotikëve, si dhe për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit. Policia e Korçës vijon punën për të identifikuar dhe ndaluar personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet tregtimi droge.

Materialet e mbledhura i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për ndjekje ligjore dhe proceduriale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos