Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca gjyqësore për shqyrtimin e dosjes ‘Plumbi i Artë’, ku dëshmoi bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej.
Sipas SPAK, Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e ViktorHaxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj, shkruan A2 CNN.
Alibej ka treguar lidhjet e tij të hershme me Suel Çelën dhe Hajdar Çopjan, si dhe aktivitetin në fushën e tregtisë së narkotikëve.
Erion Alibej po ashtu ka zbuluar prapaskenat e një sherri që sipas tij ndodhi pasi Suel Çela bashkë me Klodian Çopjan i vodhën 2 kilogramë kokainë Hajdar Çopjas.
Pjesë nga diskutimi:
Alibej: Endriti ishte 2 vjet më i madh se une. Neve na la xhaxhai një biznes. Në moshen 16 vjecare vëllai nisi emigrimin. Asnjëherë nuk ka punuar në punë të ligjshme.
Prokurori: Cilat ishin njohjet tuaja të përbashkëta në Shqipëri?
Alibej: Unë, njohje në Elbasan, që jemi rritur, ka qenë Suel Çela. Edhe vëllai kishte shumë, mes të cilëve Hajdar Çopjen. I njihnim familjarisht. Franc Çopja ka qenë fëmijë atëherë.
Prokurori: Çfarë ndodhi më vonë?
Alibej: Në periudhën që Endritit ja kishin nevojën shumë. Endriti ishte një nga ata që kishte njohjet për shpërndarje të brendshme. Kjo pasi linjat e drogës, perveç futjes në BE, ju duhej pikë e fortë për shpërndarjen.
Në periudhën që shkova në Holandë, pashë që Endriti, për ngarkesat në Angli kishte probleme. I kishin kapur disa ngarkesa dhe kishte disa borxhe. Tek baza në Angli kishte probleme. I propozova të shkoja unë në Angli, por nuk pranoi. Unë u ktheva në Shqipëri.
Para se të kthehesha pata një hatërmbetje me Suel Çelën. Kjo edhe për shkak të Arjan Spahiut.
Njëher më thotë Endriti se po vjen tek shtëpia Sokol Sanxhaktari, Sueli dhe një person tjetër.
I thashë, po pse, pasi edhe Sueli kishte pasur një problem me Endritin në Holandë.
Unë i kisha thënë Suelit të mos përplasej me Arjanin. Suelin e quanin minoreni, pasi e ka nisur trafikun e droges ne Itali kur ishte minoren. U arrestua në Itali në 2006 ose 2007.
Unë kam qenë i afërt me familjen Çela. Më konsideronin si djalë të shtëpisë. Në atë periudhë, Klodian Çopja dhe Suel Çela kishin identifikuar bazën e Hajdar Çopjes dhe i vjedhin 2 kg kokainë.
Nga kjo periudhë Hajdar Çopja u prish me Klodianin, që e kishte kushëri të dytë.
Ndërkohë që Suel Çela iahte në arrest shtepie më kërkoi mua që Arjan Spahiu ta ndihmonte për të ikur nga arresti i shtëpisë. Arjani iku nga Spanja dhe e mori në Itali. Më vonë e ndihmoi, por u grindën për një borxh të Suelit për gjysmë kg drogë.
Që atëherë, kur u përleshën me duar, unë vendosa të mos i flisja asnjërit prej tyre.
Gjatë periudhës që nuk i flisja, Sueli me erdhi tek shtëpia me Sokol Sanxhaktarit dhe një djalë tjetër. (A2 Televizion)