Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Rus në Shkodër këtë të shtunë, raporton A2 CNN. Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga A2 CNN, është qëlluar në drejtim të një makinë Range Rover, me ngjyrë të bardhë.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, konfirmoi policia.
Policia e Shkodrës thotë se është vënë në kërkim të autorit ose autorëve të sulmit me armë zjarri të ndodhur në Shkodër këtë të shtunë, raporton A2 CNN.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Range Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)