U bë nënë 14-vjeçe, dëshmia e adoleshentes: Bashkëjetojmë prej një viti, jemi martuar me mblesëri

Nga Artin Halili
7 Shtator 2024, 12:17 | Kronikë

U bë nënë 14-vjeçe, dëshmia e adoleshentes:

Një 14-vjeçare ditën e djeshme ka lindur një fëmijë në maternitetin e Korçës. Po ditën e djeshme policia me iniciativë ka arrestuar një 21-vjeçari Dritson Kurti me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur.

Burime për A2 CNN thanë se 14-vjeçarja është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj dhe nga kjo bashkëjetesë ka ardhur në jetë dhe një fëmijë

14-vjeçarja, e pyetur nga policia, ka bërë me dije se bashkëjetesa por dhe marrëdhëniet seksuale me 21-vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj.

Megjithatë policia ka vënë në pranga 21-vjecarin nisur nga mosha e të miturës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos