
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, A2 CNN raporton se të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në një lokal në lagjen "Banesa" në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, një grup të rinjsh janë përfshirë fillimisht në një konflikt, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.
Nga të shtënat dyshohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe kamarieri i lokalit. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Mësohet se të plagosurit me armë jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)