Sfida e bashkive bregdetare nuk është vetëm menaxhimi i turistëve gjatë sezonit veror, por edhe kontrolli mbi territorin.
Policia bashkiake e Durrësit ka zhvilluar një aksion për ndërtimet pa leje, ku gjatë punës në terren ka evidentuar dhjetëra shkelje.
Sipas kreut të policisë bashkiake, vetëm tre muajt e fundit janë konstatuar mbi 11 mijë shkelje nga drejtuesit e automjeteve, si dhe një numër i lartë rastesh të zënies së hapësirave publike nga bizneset.
Në këtë periudhë të ngarkuar nga sektori i turizmit, policia bashkiake e Durrësit kërkon shtim të numrit të punonjësve për të monitoruar territorin e kësaj bashkie, e cila është e dyta pas Tiranës në rang vendi për shtrirjen e zonës urbane. (A2 Televizion)