Telefonata anonime ngre në këmbë zjarrfikësit dhe policinë në Vlorë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2025, 12:33 | Kronikë

Telefonata anonime ngre në këmbë zjarrfikësit dhe

Një telefonatë anonime ka alarmuar repartin zjarrëfikës të Vlorës.

Në numrin 128, mesditën e kësaj të mërkure, tek zjarrfikësja e Vlorës ka mbërritur një telefonatë nga një prej banorëve të zonës, i cili bënte me dije se një makinë është djegur në brendësi të lagjes "24 Maji".

Një automjet zjarrfikës dhe tre efektivë, janë nisur menjëherë me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes, teksa në një pjesë të intenerarit kanë ngatërruar edhe rrugën për shkak të paqartësisë së informacionit.

Por kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë parë që nuk ishte një automjet i djegur, por një grumbull me mbeturina, të cilave ju ishte vendosur flaka, në brendësi të një hapësire të gjelbëruar në lagjen "24 Maji". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos