Mbeti i plagosur nga atentati në Lezhë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e 30-vjeçarit

Nga Igli Çelmeta
2 Shkurt 2026, 10:07 | Kronikë

Mbeti i plagosur nga atentati në Lezhë, përkeqësohet gjendja

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 30-vjeçarit Sokol Daci, shtetas që mbeti i plagosur dje në mbrëmje nga atentati më armë zjarri në Lezhë.

30-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, por me parametra jetësor stabël, në shërbimin e reanimacionit, përcjell A2 CNN.

Ai dyshohet të ketë marrë të paktën 3 plumba, në shpatull, bark dhe në këmbë. Kujtojmë që atentati ndodhi në zonën e njohur si kryqëzimi i Rrillës. Pronari i berberhanes u plagos aksidentalisht, pasi nuk ka qenë objektiv i atentatit.

Brenda në berberhane dyshohet se ka qenë edhe një pjesëtar i familjes Nikulaj. Po ashtu, brenda dyshohet se ka qenë edhe një efektiv policie, i cili është kundërpërgjigjur ndaj autorëve. Ndërhyrja e tij ka parandaluar atentatin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos