Tentoi të vriste 60-vjeçarin, arrestohet i moshuari

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 14:53 | Kronikë

Tentoi të vriste 60-vjeçarin, arrestohet i moshuari

Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos