7 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur të autorëve

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 12:05 | Kronikë

7 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Edmond Hyka (alias Mëhalla).

A2 CNN mëson se në makinën tip “Audi”, që u gjet e djegur  në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është gjetur një pistoletë tip “Berreta”.

Arma është gjetur e djegur brenda makinës që është shkrumbuar po ashtu nga flakët.

Po ashtu mësohet se Mëhalla ka marrë 7 plumba, katër në gjoks, një në qafë dhe 2 në kokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos