Theu arrestin shtëpiak dhe dhunoi vjehrrën, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2024, 13:29 | Kronikë

Theu arrestin shtëpiak dhe dhunoi vjehrrën, arrestohet

Një 47-vjeçar nga Morava e Korçës është arrestuar nga policia pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas policisë, ai ka shkuar disa herë te banesa e vjehrrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, dhe dyshohet se e ka dhunuar atë.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë; M. F., 47 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, pasi dyshohet se ka shkuar disa herë tek banesa e vjehrrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, dhe dyshohet se e ka dhunuar atë. 47-vjeçari ka dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Plagosja e lehtë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik””, njofton policia.

Gjithashtu, policia e Korçës ka arrestuar një tjetër qytetar i cili kishte thyer masën e arrestit shtëpiak.         

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi u kap jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale Vjedhja”, thuhet në njoftim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos