Policia në Vlorë ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ka përndjekur një të mitur.
Po ashtu bëhet me dije se i riu e ka nxitur të miturin që të përdorte substanca narkotike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përndjekja”. Ky shtetas u kap në flagrancë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Përndjekja”. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari ka përndjekur një të mitur 12-vjeçar, si dhe e ka nxitur për përdorimin e substancave narkotike”, informon policia. (A2 Televizion)