Një tjetër rast dhune është regjistruar në një kopsht publik, kësaj here në qytetin e Elbasanit.
Policia nisi procedimin penal për edukatoren O. B., 57 vjeçe, e cila dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga autizmi.
Rasti është referuar nga prindërit në 26 tetor pasdite, kur sipas tyre , fëmijët pretendojnë se edukatorja i ka nxitur të reagojnë ndaj 5 vjeçarit autik, i cili herë herë shfaq hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme.
Menjëherë në datën 27 tetor prindërit janë mbledhur nga drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit për të diskutuar për situatën e krijuar.
Menjëherë të hënën, në datë 30 tetor ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në zbardhjen e plotë të asaj çfarë ka ndodhur në kopësht.
Më pas një grup pune i përbërë nga psikologë, punonjës socialë, përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në bashki, sektori i mbrojtjes se femijeve, përfaqësues të ZVA dhe përfaqësues të policisë është ngritur për të hetuar rastin.
Një ngjarje e ngjashme tronditi pak ditë më parë opinionin publik ku një tjetër edukatore dhunoi një vajzë 3 vjeçare, duke i shkaktuar asaj dëmtime të rënda në këmbë.
(A2 Televizion)