Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, jepet masa e sigurisë për 4 të rinjtë e arrestuar

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 12:18 | Kronikë

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, jepet masa e sigurisë

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për katër shtetasit e arrestuar për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri.  

Kështu, gjykata vendosi:

1.            Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit B.K.

2.            Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim B.K atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3.            Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit M.K.

4.            Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim M.K atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

5.            Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit E.Th.

6.            Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E.Th atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

7.            Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit B.SH.

8.            Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim B.SH atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

9.            Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

10.          Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Përgjithshëm Tiranë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Tiranë sot më datë 27.05.2024.

Kujtojmë se, katër shqiptarët e Kosovës që u arrestuan nga Trafiqet e Tiranës të premten, 24 maj, i merrnin në Serbi armët që i shisnin brenda vendit tonë.

Ata dyshohet se bashkëpunonin me persona serbë, të cilët armët i merrnin në Çeki, të prodhuara atje. Policia ka mundur të identifikoj raste të tjera të shitjes së pistoletave nga Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi, përmes këqyrjes së aparateve celulare të tyre, ku janë gjetur komunikime mes tyre dhe personave të tjerë blerës të armëve.

Për këtë janë kryer kontrolle banesash në disa qytete, por armët nuk janë gjetur, çfarë shton dyshimet se një pjesë e mirë e tyre ishin të destinuara të dërgoheshin po për t’u shitur në Greqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos