All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Trafikonin drogë të fortë nga SHBA në Shqipëri, sekuestrohen 5 kg kanabis, 3 të rinj të përfshirë

Nga A2 CNN
14 Janar 2024, 10:59 | Kronikë
All - Paragraf - 1



Një grup prej tre të rinjsh trafikonin drogë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Për të sjellë kanabisin në Shqipëri, tre të rinjtë përdornin dërgesat përmes postës, një nga metodat e përdorura dhe më herët në Shqipëri.

All - Paragraf - 3

Në pranga kanë rënë dy të rinj 23 dhe 16 vjeç dhe një është shpallur në kërkim.  Droga vinte e paketuar në kutitë e shërbimit postar dhe e ndarë në pako dhe kishte për qindje të lartë THC-je

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 5 kg kanabis sativa me vlerë 90 000 euro, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.

Një vit më parë policia parandaloi dhe një skemë të ngjashme ku droga vinte nga Anglia përmes postës.

All - Paragraf - 6

Një 34 vjeçar ra në pranga ndërsa u arrestua dhe një bashkëpunëtore ish-punonjëse e postës e cila merrte dërgesat në Shqipëri. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos