
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Juxhin Kokën, i ekstraduar dy ditë më parë nga Spanja.
Juxhin Koka akuzohet për disa vepra të rënda penale, që lidhen me kontrabandë, korrupsion aktiv dhe vjedhje, të kryera në bashkëpunim.
Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme (SPAK), më datë 23 tetor 2025, paraqiti në gjykatë kërkesën me objekt verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojës për vazhdimin e saj. Organi i akuzës kërkoi që ndaj të pandehurit Koka të vijojë të zbatohet masa e arrestit në burg, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, në bazë të neneve 112, 248, 228, 229 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 110, datë 24.10.2025, vendosi:
Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të pandehurin Juxhin M. Koka, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:
-“Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”,
-“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe
-“Vjedhja”,
të gjitha të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 e 25, 244/2 e 25, dhe 134/3 e 25 të Kodit Penal. (A2 Televizion)
