Tragjike në Has, humb jetën djali dhe nëna pas zjarrit në banesë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2024, 08:49 | Kronikë
 

Nënë e bir humbën jetën pas zjarrit që përfshiu në orët e para të mëngjesit të së enjtes banesën e familjes Lushi në fshatin Nikoliq të Hasit.

Flakët që përfshinë të gjithë banesën rezultuan fatale për 57-vjecarin Rexh Lushi dhe nënë e tij 82-vjecare, të cilët humbën jetën. Kësaj tragjedia për familjen Lushi mundi t’i shpëtojë vetëm bashkëshortja e 57-vjecarit. Të afërm dhe bashkëfshatarë tregojnë me dhimbje për këtë ngjarje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt në linjën e energjisë elektrike në banesë, ku për shkak të orës së vonë i ka kapur në befasi anëtarët e familjes për të reaguar në kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos