Tritol lokalit në Lungomare në Vlorë, pronari u vra në 2021

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2024, 08:33 | Kronikë

Tritol lokalit në Lungomare në Vlorë, pronari u vra në 2021

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal në Lungomare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit. Nga të dhënat paraprake mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Gazetari i A2 CNN, Edi Ruçaj, raporton se është lokali në pronësi të Resmie Birçajt, nënës së Bledar Birçajt i cili u vra në 10 Maj 2021 në Vlorë.

Më parë lokali ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj dhe pas vdekjes së tij kaloi në pronësi të familjarëve dhe konkretisht në emrin e nënës së tij.

Momenti i vendosjes së tritolit është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit në fjalë. “The Boss” ishte i mbyllur prej disa kohësh dhe sapo është rihapur. Pritet që kamerat e sigurisë pritet të jenë hedhin dritë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos