U arrestua në operacionin e SPAK për trafik ndërkombëtar kokaine, Florian Musaj doli sot para GJKKO

Nga Armand Bajrami
17 Qershor 2026, 12:31 | Kronikë

U arrestua në operacionin e SPAK për trafik ndërkombëtar

Florian Musaj, i arrestuar dje për llogari të një operacioni të SPAK ndaj 10 anëtarëve të një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës, do të hetohet në masën e sigurisë "arrest në burg".

Musaj doli sot para Gjykatës së Posaçme, e cila vendosi vijimin e masës së caktuar në mungesë ndaj tij.

Për llogari të këtij operacioni SPAK siguroi 10 urdhër-arreste. Shtatë nga të kërkuarit, sipas SPAK, ndodhen jashtë vendit.

Gjatë operacionit SPAK vendosi sekuestro edhe mbi 491 pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi kriminal dyshohet se ka operuar gjatë viteve 2019-2021 në Amerikën Latine dhe disa vende europiane, duke trafikuar të paktën 50 ton kokainë. Hetimet kanë dokumentuar pesë episode të trafikimit, ku janë sekuestruar në total 8.96 ton kokainë në Belgjikë, Holandë, Ekuador dhe Kolumbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos