Dy persona janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes, në fshatin Rrëmbec të Maliqit, siç shkruan A2.
Sipas policisë, rreth orës 20:55, në afërsi të fshatit Rëmbec, shtetasi L. Gj., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
"Shtetasi L. Gj dhe pasagjerja në automjet, shtetasja G. H., po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën", thekson policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)