“U dëgjuan dy të shtëna”, policia jep detaje nga ngjarja e Dhërmiut, është zhdukur 31-vjeçari

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 17:12 | Kronikë

“U dëgjuan dy të shtëna”, policia jep detaje nga

Policia ka dhënë të tjera detaje për zhdukjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në Dhërmi pak pas mesnate.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Për këtë ngjarje, policia ka marrë në pyetje me dhjetëra persona, ndërsa nga dëshmitë e tyre, dyshohet se ka pasur të paktën dy të shtëna, por pamjet e kamerave të sigurisë nuk janë të qarta.

Policia ka publikuar edhe foton e autorit të dyshuar, Gerald Shehu dhe po punon edhe me policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi dyshohet se është arratisur drejt shtetit fqinj.

“U dëgjuan dy të shtëna”, policia jep detaje nga

“Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos