Një polic që po lëvizte me automjet nën efektin e alkoolit, është bërë shkak për një aksident në Vlorë. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës.
Punonjësi i policisë, A. C. përplasi me automjetin e tij tip "Benz" një automjet tjetër tip “Audi”, me drejtuese shtetasen A. A.
Kjo e fundit u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se punonjësi i policisë ishte nën efektin e alkoolit.
Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(A2 Televizion)