Për kryebashkiakiun e Tiranës, Erion Veliaj, prokurori i SPAK, Ols Dado, nuk duhet të jetë prokuror, për shkak se është dekretuar si i tillë në shkelje të ligjit.
Me këtë pretendim, kryebashkiaku i izoluar në paraburgim prej shkurtit 2025, ka paditur në Gjykatën Administrative të Tiranës,institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Dado, i cili është një nga dy prokurorët e çështjes ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, shkruan A2CNN.
Veliaj i kërkon Administratives të shpallë absolutisht të pavlefshëm të dekretit të Presidentit të Republikës të datës 17nëntor 2008 për emrimin e Ols Dados në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë.
Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, pasi nuk kishte kryer Shkollën e Magjistraturës.
Referuar këtij fakti, kryebashkiakiu Veliaj pretendon se çdo veprim hetimor i firmosur nga Dado ndaj tij është nul dhe i ka sjellë pasoja atij vetëm, por edhe Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë dhe rendit kushtetues.
Në të njëjtën padi, Veliaj i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit Dado. (A2 Televizion)