Baste sportive në një lokal në Vaqar, arrestohen tre persona

Nga A2 CNN
23 Janar 2026, 14:12 | Kronikë

Baste sportive në një lokal në Vaqar, arrestohen tre persona

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Game Over 4”.

Gjatë operacionit u konstatua se 1 lokal në fshatin Vaqar, ishte përshtatur për vënie të kundërligjshme të basteve sportive, me celularë.

Për këtë rast u vunë në pranga pronari i lokalit, shtetasi J. G., 30 vjeç, si dhe 2 bashkorganizatorët e kësaj veprimtarie të kundërligjshme, shtetasit F. D., 29 vjeç dhe K. D., 31 vjeç. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë, 1 shtetas, i cili gjatë ndërhyrjes së shërbimeve, u konstatua duke vënë baste, në ambientet e lokalit, B. S., 25 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos