Është vetëdorëzuar autori i vrasjes së efektivit të policisë në Fier. Mësohet se Azgan Mërnica është paraqitur para disa minutash në Drejtorinë e Policisë së Fierit. 23-vjeçari është vetëdorëzuar pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët.
Prej dy ditësh, i riu ka qenë në kërkim nga polcia pasi akuzohet të ketë vrarë efektivit të policisë, Novruz Canaliaj. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të hënë, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, të Fierit.
Ngjarja ndodhi pak pas mesditës së të hënës kur 28-vjeçari Novruz Cenaliaj mbeti i vrarë me armë zjarri, teksa ishte i veshur me uniformë policie, pasi po shkonte të merrte detyrën.
Ndërsa autori i dyshuar u largua me shpejtësi me një autoveturë ngjyrë blu.
Gjatë dy ditëve në vijim, pika të shumta kontrolli u ngritën nga blutë e Fierit në të gjitha hyrje-daljet e qytetit për ndalimin e Mërnicës. Në kërkime, u angazhuan forca të shumta policie, FNSH dhe ato të RENEA. (A2 Televizion)