U rrëzua në një gropë ku digjej qymyr, humb jetën 67-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2023, 09:42 | Kronikë

U rrëzua në një gropë ku digjej qymyr, humb jetën

Një 67-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër pasi dyshohet që të jetë rrëzuar në një gropë të improvizuar për djegie qymyri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vilzë, kur rreth orës 22:45 policia njofton se janë gjetur mbetje kockore të djegura.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se i moshuari ka rrëshqitur aksidentalisht gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos