Fqinjët e 41-vjeçarit të vrarë, paraditen e sotme, në lagjen "16 prilli", në Fier shprehen të tronditur për ngjarjen. Në një deklaratë për mediat pas vrasjes, një prej fqinjëve ka deklaruar se ai ishte djalë i edukuar dhe i shoqërueshëm.
Sipas tij, Elton Javori jetonte me familjen e tij, ndërsa vëllezërit e tij jetojnë në Gjermani.
“Ai jetonte me familjen, ka babanë, nënën, vëllezërit i ka në Gjermani. Ky djalë ka qenë i mrekullueshëm, djalë i edukuar, djalë i shoqërueshëm. Ne e kemi shok”, shprehet fqinji.
Ndërkohë Policia ka ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit të vrasjes. (A2 Televizion)