“Do të shtoni masat e sigurisë apo të numëroni viktimat?”, Rrumbullaku flet për vrasjet mes Nikulajve dhe Lekstakajve

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 11:58 | Kronikë

“Do të shtoni masat e sigurisë apo të numëroni

Në fillim të këtij muaji një tjetër vrasje ndodhi në Lezhë, në sagën e hasmërisë mes dy fiseve që ka rezultuar në disa vrasje njëra pas tjetrës.

Viktima e radhës ishte Entjan Nikulaj, kushëriri i Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra prillin e këtij viti brenda biznesit të tij.

Duke u nisur nga numri i viktimave që po merr konflikti mes dy fiseve në Lezhë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku është pyetur ditën e sotme nëse policia do të marrë masa për të shtuar sigurinë, apo do të “vijojë të numërojë viktimat.”

Në konferencën për mediat, Rrumbullaku deklaroi se Policia e Shtetit po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

“Askush nuk ka të drejtë që në raste të tilla të bëjë aludime që Policia pret të numërojë viktimat. Ne punojmë për zbardhjen e ngjarjeve dhe parandalimin e tyre. Nuk duhet të etiketoni”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se në korrik të këtij viti, në vazhdën e këtij konflikti u ekzekutua në Lezhë, Nikolin Lekstakaj. Vrasësit e gjetën në derën e një marketi duke blerë diçka dhe e qëlluan me breshëri, duke e lënë të vdekur në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos